Albspirit

Media/News/Publishing

Xhesika Polo braktis natën finale të festivalit në RTSH

 

Këngëtarja e njohur e cila njihet për pjesëmarrjen e saj në festivale të ndryshme, e cila edhe këtë vit ishte pjesëmarëse në festivalin e 56-të të këngës në RTSH, jep dorëheqjen në natën finale.

Bëhet fjalë për këngëtaren Xhesika Polo e cila ishte pjesëmarrëse me këngën “Përjete” dhe arriti të kualifikohej deri në finale por për shkaqe që këngëtarja nuk i bën të ditura ajo jep dorëheqjen nga gara.

Xhesika performoi mjaft mirë në natën e dytë dhe u duk entuziaste gjatë garës, por pak orë përpara natës finale, ajo ka vendosur të lërë garën për arsye të paqarta.

Fansat e këngëtares presin reagimin e saj në rrjetet sociale. Presim që këngëtarja të reagojë për arsyen e vërtetë që e shtyu të largohej nga festivali. Festivali i 56-të i RTSH zhvillon natën e sotme natën finale, ku do të shpallet kënga fituese e cila do të na përfaqësojë në ‘Eurosong 2018’.

Please follow and like us: