Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit
Të paktën katër persona mbetën të plagosur sot në mbrëmje kur dy makina u përplasën njëra me tjetrën në aksin Milot-Rrëshen përgjatë rrugës së Kombit.
Shkak mendohet të jetë shpejtësia e madhe dhe një parakalim i gabuar ndërkohë që tashmë të plagosurit janë transportuar për në spital. Policia është në vendngjarje dhe po heton rreh shkaqeve të aksidentit. Në orët e mbremjes ky kas ka pasur trafik të rënduar si rezultat i dy flukseve, atij drejt Tiranës me pushues për shkak të festabe dhe ai drejt Kosovës pasi qytetarët e këtij vendi kaluar pushimet e krishtlindjeve në Shqipëri.
Please follow and like us: