Albspirit

Media/News/Publishing

Djali i biznesmenit Irfan Hysenbelliu ngre padi ndaj KF Tirana, kërkon 100 mijë euro

Fatmir Hysenbelliu, i njohur ndryshe si Oni, tashmë është një biznesmen që jeton mes luksit në Shqipëri dhe udhëtimeve përrallore anembanë botës, por dikur ka qenë futbollist i KF Tirana. Droni.al ka mësuar se në Gjykatën e Shkallës së Parë është dorëzuar një ditë më parë një padi e djalit të Irfan Hysenbelliut ndaj klubit ku është aktivizuar si futbollist. Kështu sipas kësaj padie, Oni kërkon që Tirana t’i shlyejë disa detyrime që arrijnë shifrën e rreth 100 mijë eurove. “Detyrimin e pales se paditur Klubi i Futbollit Tirana sh.a. t’i paguaje paditesit Fatmir Hysenbelliu pagat dhe detyrimet kontraktuale te pashlyera ne vleren 94,542 Euro”, thuhet në njoftim. Kërkesa mbështetet tek Neni 31 e vijues i K.Pr.Civile dhe neni 109 e vijues i Kodit të Punës.

Please follow and like us: