Albspirit

Media/News/Publishing

Jorida Tabaku: Tirana, qyteti me taksat më të larta në rajon

Në kurrizin e qytetarëve banorë por edhe tregtarë të Tiranës do të bie pesha e rritjes së taksave mbi pronën, e cila fillimisht do të dyfishohet (rëndohet me 35% për banorët dhe 25% për bizneset) dhe nga viti 2019 e më tej do të katërfishohet. Një rëndesë e tillë do të ndikojë ndjeshëm në buxhetin e gjithsecilit prej qytetarëve në fund të muajit, aq më tepër kur aktualisht rrogat e buxhetorëve në shtet por edhe në privat nuk kanë njohur rritje.

Luksi i tepruar dhe shpërdorimi i bashkisë, e cila vazhdon të shpërndajë koncesione dhe tendera parkimesh e betonimesh sipas interesit, do të rëndojë mbi shpinën e qytetarëve të cilët do të duhet të paguajnë më shumë për parkingjet. Ndërkohë që me sa duket bashkia do të përpiqet edhe një herë të prishë lulishtet e qytetit për të ndërtuar parkingjet e biznesmenëve pranë mazhorancës. Pa harruar edhe taksën e arsimit, të cilët qytetarët e Tiranës kanë një vit që e paguajnë. Para që Bashkia ka ndërmend që këtë taksë ta përdorë si një shpërblim për investitorët që do të marrin pjesën e tyre në PPP-të e famshme të projektit “1 miliard euro”. Por dhee trefishimin e tarifave per hapesirat publike per bizneset e vogla, rritjen me 30% te cmimit te biletes se urbanit, rritjen e cmimit te ujit me 40% Tirana eshte bere qyteti me taksat me te larta ne rajon.

Buxheti 2019 i Bashkisë nuk është veçse noteria e radhës e projekteve për të pastruar dhe qarkulluar paratë e pista të drogës. Paketa fiskale e paraqitur dhe votuar dje paturpësisht në Këshillin Bashkiak është arnimi i ndereve dhe qokave që një mazhorancë e kapur dhe e korruptuar u faturon qytetareve. Nga Prilli i vitit 2013 deri në Korrik të 2015, Partia Demokratike qeverisi e vetme në Bashkine e Tiranës por kurrë nuk mendoi as të trafikojë, as të blejë, as të ushtrojë presion mbi asnjë këshilltar bashkiak. Pa shumicën në këshillin bashkiak, me qeverinë kundër vazhdoi me burimet minimale të qeverisë Tiranën. Shitblerja e deputeteve, anëtarëve të keshillit bashkiak, e atyre që janë në qeverisje te përhershme duhet të marrë fund njëherë e mirë. Kur ndodh kjo me të zgjedhurit, çfarë ndodh me votuesit?

Please follow and like us: