Kur Palestina ftonte për vizitë Millosheviçin në janar 2000, Izraeli kishte paralajmëruar arrestimin e tij për krime lufte
Muhammad Nabhan, ambasadori i Autoritetit Palestinez në Serbi, që nga viti 1974, ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se palestinezët mbështesin pretendimet serbe për të sunduar në Kosovë dhe madje ka mohuar se Serbia, e ka pushtuar dhe aneksuar Kosovën në vitin 1912. Në vitin 1999, Autoriteti Palestinez e kishte ftuar kriminelin Slobodan Millosheviç për të vizituar Bethlehemin për Krishtlindjet e Krishtere Ortodokse në janar të vitit 2000. Izraeli më pas e kishte paralajmëruar se nëse diktatori serb tentonte të kalonte kufijtë e tij, ai do të arrestohej dhe do të dërgohej në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë në Hagë. Vizita kurrë nuk u zhvillua./huffingtonpost.com
Please follow and like us: