Albspirit

Media/News/Publishing

Një djalë nëne shqiptare humbi jetën në Francë, pse heshtni…

Përparim Kabo

Një 23 vjeçar një djalë nëne shqiptare Florenc Beqiraj humbet jetën në Francë…

Tani lexojmë se shtypi francez shqetësohet por edhe me shumë “mjeshtëri” shprehet se paska qenë një tentaivë fatale për vetvrasje….Dhe ai djal i ri, që kërkoi veç emigrim humbet jetën…Kaq e thjeshtë paskërka qenë…Unë si shqiptar i drejtohem ambasadës franceze në Tiranë të spjegohet si dhe pse… Diku 100 vite më parë kur në Francë ndodhi çështja Dreyfus shkrimtari shquar francez Emil Zola shkruajti letrën historike me titull “Unë akuzoj”….Po pse shkrimtarët tanë në Francë që nga ata të shquarit dhe deri te ata më pak të tillë nuk bëjnë dot një letër me titull “Unë akuzoj”….! Njerëzit janë të barabartë në dinjitetin njerëzor dhe në themel të saj është e drejta e jetës…Heshtjte cinike, kjo e atyre që nuk bëhen dot kurrë Emil Zola! Kur në Francë kanë ndodhur aktet terroriste shqiptarët kudo u treguan solidarë, dhe shprehëm qytetari dhe humanizëm…Po ju zotërinjë francezë çfarë bëni….pse heshtni. Le të supozojmë se ishte tentativ fatale për vetvrasje. Unë shtroj pyetjen duke akuzuar : Pse ndodhi, kush mban përgjegjësi, kush e shpuri deri në atë gjendje, pse qelia e tij nuk paska kushte që nuk japin mundësi për këtë akt fatal???? …Një djalë 23 vjeçar që normalisht mund të ikte nga kjo botë aty nga viti 2077-ose viti 2080…iku nga kjo jetë në Francën e vitit 2017 të zotit Macron….Mos duhet vallë ta pranojmë si një fatkeqësi që erdhi nga rrethanat, apo të besojmë përrallën e procedurave policore… Po heshtja jonë zyrtare si duhet lexuar? Sa janë të tillë të braktisur bijë nënash, çfarë bëjnë konsullatat tona po shërbimi diplomatik ? Policia jonë këtu dhe si bashkëvepronë ajo me homologët??? …Në shtëpinë e atij djali ka mort…ai donte një jetë më të mirë…si edhe kërkoi para disa vitesh vetë kryeministri i vendit zoti Edi Rama kur emigroi në Francë…Florenci kërkoi vetëm jetën më të begat më të sigurt me më shumë dritë ,,,dhe iku nga kjo botë nën kthetrat e një cinizmi që përbetohet për drejtësi….Lamtumirë vëlla Florenc…jemi të gjithë të vrarë në rastin tënd sepse pafuqisht dhe me turp as ju mbrojmë dhe as ju dalim dot në krah kur ju për një ëndërr ndryshe ikni nga atdheu dhe fati ju braktisë…Lamtumirë vëlla….!

Please follow and like us: