Sela akuzon Zaevin për tradhti, largohet nga qeveria
Pas votimit të ministrit të Shëndetësisë, Aleanca për Shqiptarët ka vendosur të braktisë Qeverinë. Megjithatë largimi i ASH-zë nga shumica do të ndodhë pas votimit të propozim ligjit për përdorimin e gjuhëve i cili pritet të votohet së shpejti. Kreu i kësaj partie Ziadin Sela tha se subjekti i tij do të vazhdojë të mbështes reformat, por në të njëjtën kohë i bëri thirrje Kryeministrit Zoran Zaev që t’i shkarkojë funksionarët e Aleancës për Shqiptarët nga Qeveria. “Do të votojmë këtë ligj dhe prej këtij momenti Aleanca për Shqiptarët nuk do të jetë pjesë e një Qeverie e cila mban emrin Qeveri reformatore por fatkeqësisht është shndërruar në lavatriçe e politikanëve të inkriminuar dhe korruptuar dhe po lan nga mëkatet këto politikan sidomos që i përkasin bllokut politik shqiptar në Maqedoni – tha Ziadin Sela, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët. Sela akuzon Zaevin për tradhti pasi sipas tij shkeli marrëveshjen për formimin e Qeverisë reformatore, e cila sipas tij tashmë është shndërruar në Qeveri lavatriçe për pastrimin e aferave korruptive të partnerëve të koalicionit. “Jo, nuk e kemi ndërmend ne të kërkojmë zgjedhje të parakohshme. 2018 vit shumë i rëndësishëm për Maqedoninë që të debllokohen proceset euro-integruese dhe Maqedonia sa më shpejtë të bëhet anëtare e NATO-së. Ne do të flakim interesin tonë partiak që është zgjedhje sa më shpejtë me qëllim që të përballemi me BDI-në – theksoi Ziadin Sela, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët.