Albspirit

Media/News/Publishing

Sulmohet me bojë të kuqe ambasada e Izraelit

Pas njohjes së Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vende të ndryshme të botës kanë shpërthyer një valë protestash. Edhe në Greqi është protestuar në përkrahje të popullit palestinez.

Sipas agjencisë turke të lajmeve “Anadolu Agency” (AA), mësohet se ambasada e Izraelit në Athinë, është sulmuar nga protestuesit me disa shishe me bojë të kuqe.

Protestuesit janë një grup anarkist i quajtur “Ruvikonas”, të cilët shprehen se sulmin ndaj mureve të ambasadës izraelite a kanë ndërmarrë në mbështetje të popullit palestinez.

“Jemi në anën e popullit i cili për dhjetëra vite ka qenë viktimë e presioneve të ndryshme. Në të vërtetë, kjo është një spastrim etnik i nivelit të ulët që ka një të kaluar dhjetravjeçare”, – thuhet ndër të tjera në deklaratën e “Ruvikonas”.

Please follow and like us: