Abdi Baleta: Letra e Metës për Trump është anormale
Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Abdi Baleta, teksa po komentonte situatën politike dhe veprimin e qeverisë duke dhënë votën kundër presidentit të Amerikës, Donald Trump, është shprehur në emisionin “Kjo Javë” në Neës24, se letra e presidentit Meta për Trump është anormale.
“Në një shtet serioz, ku vërtet funksionojnë institucionet ku duhet, ku titullarët e institucioneve shohin interesin e shtetit, nuk merren vendime pa komunikuar me njëri-tjetrin. Por situata në vendin tonë nuk është normale. Imazhin e keq Shqipërisë nuk ka për t’ia krijuar ai votim atje, por kjo situatë politike që pasoi këtu në vendin tonë. Letra e Metës për Trump është anormale”,-deklaroi Baleta.
Please follow and like us: