Apeli shfuqizon masën ndaj Tahirit që i ndalonte daljen jashtë vendit
Apeli i Krimeve të Rënda ka shfuqizuar ditën e sotme masën ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri që i ndalonte daljen jashtë vendit.
Apeli urdhëroi që ish-ministrit t’i kthehej pasaporta.
Saimir Tahiri u paraqit ditën e sotme në Apelin e Krimeve të Rëndë së bashku me avokatin e tij Maksim Haxhia.
Ish-ministri Tahiri është shoqëruar në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda nga avokati i tij Maks Haxhia, i cili tha se nuk ka asnjë provë të re, sipas të cilave të kërkohej kjo masë në gjykatë.
Avokati kujtoi se nuk ekziston rreziku i ikjes përderisa rezulton se Saimir Tahiri ka dalë jashtë vendit dhe është kthyer sërish.
Please follow and like us: