Albspirit

Media/News/Publishing

Artisti australian i dedikon Klintonit një murale

Një murale dedikuar Hilari Klinton ka hapur një debat mes artistit të rrugës që e krijoi dhe autoriteteve lokale në melburn të autralisë. Në versionin e parë të murales Klinton shfaqej me kostum banjo, gjë e cila u kundërshtua nga autoritet, në versionin e dytë artisti vendosi ta veshë me perçe ish sekretaren, gje e cila është kundërshtuar edhe më fort nga këshilli i qytetit. Për artistin kjo është patetike. Një artist rruge në Melburn të Australisë ka vendosur t’i bëjë disa ndryshime murales së tij dedikuar kandidates demokrate për presidente në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Hilari Klinton pas ankesave të autoriteteve lokale. Në versionin e parë Klinton dukej me një kostum banjo, me simbolet e famshme të flamurit amerikan. Por të hënën artisit i rrugës Lushsux, i cili krijoi muralen, iu përgjigj kritikave të autoriteteve, duke e mbuluar Klinton të tërën, nga koka tek këmbët me veshjen tradicionale islamike ngjyrë të zezë. Sigurisht, artisti i ka lënë vetëm sytë të pambuluar ish sekretares amerikane të shtetit. Muralja shoqërohet me komentin nëse kjo grua myslimane është një ofezë për ju, ju jeni një fanatik, racist, seksist dhe islamofob. Këshilli i qytetit leu të gjithë muralen me të zezë, një veprim të cilin artisti e konsideroi patetik.

Please follow and like us: