Blerim Gjeladini: Planifikimi familjar ne Arberi
Gjate nje darke me nje mikun tim i cili sherben prift ne Mirdite me ka treguar nje gje interesante qe po e ndaj me ju.
Ne kohet e vjetra ka qene zakon qe per Pashke, Krishtlindje, Bajram edhe ne muajin e pjellorise, familjet i kishin sofrat plot.
Nje çift i ri gjithmone ne muajit e pare te marteses e kishte sofren plot ose sic e quajme tani muajin e mjaltit ose kur bente plan te shtonte familjen, ate muaj nuk shkonin ne shtrat me barkun bosh ose te ushqyer diku gjetke.
Sepse nese femije ngjizej kur prinderit ishin te uritur, kur te rritej femija do te ishte i babezitur ,i pangopur.
Kurse kur femija ngjizej me buke te huaj, kur do te rritej do te behej hajdut.
E miku im me tha, ne jemi ne kete gjendje se kemi udheheqes qe jane ngjizur me barkun bosh edhe me buke te huaj.