I dërgon një pornostare të dashurit për ta testuar, por pendohet menjëherë
I dërgon një pornostare të dashurit për të testuar besimin e tij, por pendohet menjëherë Një vajzë vendosi të testojë besnikërinë e të dashurit të saj duke e vënë në provë, por është penduar menjëherë. Ajo, dhe stafi i “Të kapësh tradhëtarin” (grupit që merret me zbulimin e tradhëtive), bëri që i dashuri i saj të takohej rastësisht me një pornostare, Valerie Ëhite, dhe rezultati i ekperimentit nuk ishte pikërisht ajo që donte vazja. I dashuri fillimisht refuzoi përpjekjen e flirtit nga profesionistja, por kur ajo filloi të insistojë ai i ofroi me mirësi ndihmën e tij vajzës që kërkonte me ngulm numrin e tij e telefonit edhe nëse kishte një të dashur. Djali u përgjigj duke thënë se “takohej me dikë” dhe se mund të takoheshin të gjithë sëbashku ndonjë ditë. Në fund, pornostarja doli hapur, duke treguar profesionin e saj dhe duke thënë se kishte besim për një mashkull për të provuar një skenë. Djali refuzoi duke thënë se i duhej të takonte të dashurën e tij, por gjërat u përkeqësuan kur e dashura e mori në telefon për t’i thënë se ishte thjeshtë një kamerë e fshehtë për të vërtetuar dashurinë e tij. Por si duket, ai nuk e ka marrë shumë mirë këtë mosbesim të së dashurës, dhe vendosi ta linte në trasmetim live.