Femrat që hyjnë në Kuvend nëse KQZ vendos t’i heqë mandatin Rakipit dhe Rehovicës
Prokuroria e Përgjithshme i ka dërguar një kërkesë KQZ në lidhje me dy deputetët Aqif Rakipi i PDIU dhe Gledoin Rehovica i LSI sipas të cilës dyshohet se dy deputetët kanë probleme me gjurmët e gishtërinjve si dhe gjeneralitetet, më konkretisht, ndryshimi i emrit, për çka edhe dyshohet të kenë gënjyer në formularin e Vetëdeklarimit.
Dy deputetët në këto kushte u rrezikohet mandati i tyre.
Por nëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendos t’u heqë mandatin dy deputetëve ata do të zëvendësohen nga të dytët në listën për kandidatë në Elbasan dhe Berat.
Aqif Rakipi mund të zëvendësohet nga Elna Xhixha,pasi emrat e tjerë të meshkujve nuk llogariten, pasi ky subjekt politik nuk ka respektuar kuotën për barazi gjinore, duke çuar kështu një tjetër femër pas Elna Xhinës në Parlament.
Ndërsa deputeti i LSI-së në Berat, Gledion Rehovica mund të zëvendësohet nga Silva Caka.