Fshati që jeton mes seksit dhe gjumit
Ata që jetojnë në fshatin e Kalachit, që është në kufirin rus të Kazakistanit kishte një problem me sëmundjen e “gjumit”.
Edhe pse banorët e fshatit kanë fjetur në tre vitet e fundit, ata ishin “gjysmë të zgjuar” duke përjetuar dëshirë të tepruar seksuale, halucinacione dhekeputje te papritur.
Shkencëtarët nuk mund të interpretonin këtë situatë në fshatin Kalachi.
![](https://www.gazetaexpress.com/public/uploads/image/s_1514208785-1228064.png)
Pas hetimeve të gjata brenda dhe rreth fshatit, u zbulua që ishte një minierë e braktisur uraniumi shkak i incidentit që shndërroi jetët e fshatarëve në një makth të vërtetë.
Gjatë periudhës së Bashkimit Sovjetik, uraniumi u nxor nga qyteti i Krasnogorsk në një rajon afër fshatit Kalachi.
Megjithatë, pavarësisht nga braktisja e uraniumit për dekada të tëra, uraniumi vazhdoi të vjell helm rreth tij.
![](https://www.gazetaexpress.com/public/uploads/image/ss_1514208791-4629286.png)
Teprica e minierave të braktisura të uraniumit në rajon dhe rreth tij është më shumë se 10 herë norma normale e dioksidit të karbonit, që thuhet se ka një ndikim negativ tek njerëzit që jetojnë në rajon.
Pas hetimeve të gjata, qeveria e Kazakistanit filloi të ndërmarrë veprime urgjente pasi u zbulua se sëmundja “e fjetjes” në fshatin Kalachi u shkaktua nga miniera e braktisur e uraniumit.
Ka filluar evakuimi i fshatarëve që jetojnë në fshatin Kalachi.
Banorët e tjerë të fshatit gjithashtu synojnë të zhvendosen deri në fund të vitit.