Albspirit

Media/News/Publishing

Një myslimane me hixhab në revistën e Playboy

Një grua myslimane ka shkruar historinë duke u bërë e para femër me hixhab në revistën Playboy. Gazetarja Noor Taoguri do të jetë pjesë  e sektorit Renegade të revistës ku do të paraqiten 8 femra dhe meshkuj që nuk kanë frikë të thyejnë rregullat. Në revistë gjithashtu do të marrin pjesë këngëtarja Sky Ferreira dhe aktorja e filmave për të rritur Stoya. Tagouri me një hixhab në kokë, xhaketë lëkure, t-shirt, xhinse dhe atlete e postoi në tëitter lajmin e pjesëmarrjes në revistë. Dhe pjesëmarrja e saj në revistën kontroverse ka ndarë sërish opinionin publik. Të shumtë ishin ata që vlerësuan gazetaren për thyerjen e tabusë, por kishte dhe nga ata që e kritikuan.

Please follow and like us: