Prezantuesi i puth gjoksin në transmetim live
Një prezantues ka puthur në gjoks një grua e cila po luante rolin e Kim Kardashian në një emision argëtues francez, pasi kjo e fundit refuzoi ta puthte në buzë gjatë transmentimit live. Incidenti ndodhi në emisionin “Touche pas à mon poste!”. Pavarësisht se Soraya e refuzoi disa herë Jean-Michel Maireta, dhe i drejtoi faqen, ai e puthi në gjoks pa miratimin e saj. Sipas një zëdhënësi për rrjetin C8, pjesë e të njëjtin programacion, Hanouna, gjithashtu drejtues i emisionit, i kërkoi Maire t’i kërkonte menjëherë falje aktores pas incidentit,dhe Soraya pranoi se e bëri, por deri tani nuk ka patur asnjë ndjesë publike nga moderatori. Ndërkohë Këshilli Superior Audivizual CSA, trupi qeverisës rregullator për radiot dhe televizionet franceze, është duke hetuar shfaqjen.