Albspirit

Media/News/Publishing

Prokuroria: KQZ t’i heqë mandatin deputetëve Rakipi dhe Rehovica

Prokuroria e Përgjithshme mesditën e sotme ka paraqitur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për heqjen e mandatit të dy deputetëve.

Organi i akuzës kërkon që mandati t’i hiqet përfaqësuesit të PDIU, Aqif Rakipi dhe deputetit të LSI, Gledion Rehovica.

Prokuroria e argumenton kërkesën e saj duke u mbështetur tek ligji i Dekriminalizimit, i cili kushtëzon KQZ t’i heqë mandatin deputetëve me të shkuar kriminale dhe që mund të jenë proceduar më parë penalisht.

Kujtojmë se një kërkesë për heqjen e mandatit të deputetit Aqif Rakipi është bërë disa muaj më parë edhe nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Please follow and like us: