Qyteti që ju siguron tokë dhe punë, c’duhet të dinë shqiptarët
Cape Breton është një ishull i vogël në lindje të Nova Scotia, Kanada. “The Farmer’s Daughter Country Market”, market dhe furrë buke , është një pikë kyçe e kësaj parajse të fshehur që po kërkon të zgjerohet. Në fakt ata kanë çdo mjet që i duhet për ta bërë një gjë të tillë, përveç… njerëzve. Ky ishull i bukur me natyrën unike dhe mjedisin e pastër e ekologjik ka shumë për të ofruar: vende ku njerëzit tregojnë interes, klube fëmijësh, kisha etj. Popullsia e këtij qyteti është rreth 150 mijë njerëz, por është duke u ulur gradualisht. Pasi punësuan të gjithë banorët e kualifikuar të zonës, pronarët e biznesit postuan një thirrje për ndihmë thuajse shumë të mirë për të qënë e vërtetë në faqen e tyre të Facebook. Të gjithë ata të cilët janë të gatshëm të zhvendosen në qytet do i sigurohet një punë dhe 2 akër tokë për të jetuar. Megjithatë është e rëndësishme të thuhet se punëtorët e huaj nuk mund të aplikojnë për punën duke qënë se Cape Breton nuk është i kualifikuar për Programin e Punëtorëve të Huaj, prandaj mund të marrë vetëm njerëz të cilët janë të autorizuar dhe kanë të drejtë ligjore për të punuar në Kanada. Por, nuk duhet të dorëzoheni! Sipas ligjit kanadez, keni nevojë vetëm për dy dokumenta për të patur një punë në Kanada: Një ftesë nga një punonjës kanadez të miratuar nga Ministria e Punësimit dhe Zhvillimit Social në Kanada, dhe një leje pune e cila sigurohet pasi merrni një vizë të përkohshme.