Shteti i vetëm në botë që ISIS e ka frikë
Edhe pse i kemi parë shpeshherë të bëjnë ekzekutime makrabe, ekziston një shtet që grupi terrorist “Shteti Islamik” i frikësohet.
Ky shtet është Izraeli. Sipas ish-ministrit izraelit të Mbrojtjes, nëntorin e kaluar luftëtarët e ISIS kërkuan falje pasi nisën një sulm ndaj ushtarëve izraelitë në rajonin Golan në Siri.
“Ishte një rast kur ISIS hapi zjarr dhe më pas kërkoi falje”, tha ish-zv/ministri i Mbrojtjes Ya’alon. Luftëtarët e ISIS sulmuan një patrullë ushtarake në anën izraelite. Më pas, ushtria izraelite sulmoi terroristët me tanke dhe aeroplanë, duke vrarë katër prej tyre.
Kjo ishte përplasja e parë direkte mes forcave izraelite dhe militantëve të ISIS. Më pas, Shteti Islamik kërkoi falje. Sipas gazetarëve perëndimorë që kanë hyrë në territoret e ISIS dhe kanë mbijetuar, Izraeli është i vetmi vend në botë që grupi terrorist ISIS e ka frikë pasi beson se ushtria e saj është shumë e fortë për t’u mundur.
Rajoni Golan ndodhet në Sirinë jugperëndimore dhe një pjesë e saj u aneksua në vitin 1967 nga Izraeli përmes luftimeve dhe asnjëherë nuk është njohur nga bashkësia ndërkombëtare.