Stimulojne akt intim në ditën e dasmës, fotografia trondit rrjetet sociale
Fotoja e këtij momenti intim midis një çifti në ditën e tyre të dasmës është bërë virale, por nuk është ashtu siç duket. Gareth Ferguson dhe gruaja e tij Toni Ferguson nga Cumbria, Angli i kërkuan fotografit të tyre t’i bënte një foto duke performuar një akt seksual, për të provuar në këtë mënyrë diçka ndryshe dhe për t’i bërë miqtë e tyre të qeshnin. Foto tregon çiftin duke shijuar një moment të nxehtë: Gareth në këmbë me pantallona të ulura, e Toni në gjunjë. Por pasi imazhi është publikuar nga vetë 29 vjeçari në Facebook, ka shkaktuar shumë debate e ka marrë kritika. “Fotoja ishte ideja jonë. Askush nuk e dinte përveç fotografit tonë. Atij iu duk shumë për të qeshur kur i treguam çfarë donim të bënim- ai e adhuroi”. Megjithëse dyshja ishte me rroba dhe në të vërtetë skena ishte e simuluar rrjeti social e hoqi fotografinë pasi shumë persona online e raportuan.