Albspirit

Media/News/Publishing

Suzana Tahiri: Faktori shqiptar në Ballkan

 

 

Zhvillimet e fundit gjeostrategjike e kanë bërë faktorin shqiptar gjithnjë e me të ndjeshëm në Ballkan.

Kam parasysh në këtë pohim pranimin e Shqipërisë në NATO dhe shumë pranë hapjes së negociatave me Bashkimin Europian, përmend afirmimin e Kosovës në struktura të ndryshme ndërkombëtare, kujtoj riformatimin e politikës në Maqedoni me shumicë të konsiderueshme shqiptare që është shumë afër anëtarësimit në Aleancën e Atlantikut Verior si dhe veçoj pranimin e Malit të Zi në këtë aleancë perëndimore ku gjithsesi edhe atje ka elent etnikë shqiptarë.
Të gjitha këto elementë së bashku dhe veç e veç e shndërrojnë faktorin shqiptar, si pikë përcaktuese në Ballkan, po aq të rëndësishëm sa serbët dhe grekët, por ndryshe nga ata të orientuar qartë dhe masivisht nga boshti properëndimor.
Nuk do të ishte e drejtë të pranonim se të gjithë shqiptarët janë vetëm dhe në këtë kah civilizimi, por ky objektiv lypset të jetë më madhori në hapësirat tona përkundër ndikimeve nga faktorë të tjerë që asnjëherë nuk kanë qenë dashamirës dhe aq më pak mik me një popull të shumëvuajtuar sa hebrejtë në kontinent.
Nga ky këndvështrim ka çfarë të ndryshojë në klasën politike në krejt hapësirën shqiptare, por edhe në shumë struktura të tjera përfshi sistemin arsimor, botën akademike, intelektualët, mediat, shoqërinë civile, udhëheqësit fetarë, etj.
Më shumë se kushdo popull tjetër shqiptarët kanë nevojë të ecin më shpejt në luftën kundër terrorizmit dhe korrupsionit, në krijimin e qeverisjeve transparente me vizione të qarta për të sotmen dhe të ardhmen, në demokratizimin e partive politike dhe me një mentalitet ku secili mund të kontribuojë për zhvillime progresiste.

Please follow and like us: