Albspirit

Media/News/Publishing

Ana Mehmetaj: LDK, partia e vokacionit euroatlantik

 

Zhvillimet më të fundit në Kosovë kur po qeveris një koalicion i komandantëve të luftës tregon edhe një herë se më shumë për shtetin më të ri të Europës ka bërë LDK, e udhëhequr dikur me largpamësi nga presidenti Ibrahim Rugova dhe tashmë me drejtues të rinj.
LDK, ndryshe nga spektri tjetër politik, krijuar pas saj ose në vite të mëvonshme, dallon për orientimin e saj konseguent properëndimor, çka ishte edhe amaneti më i madh i profesor Rugovës.
E krijuar fillimisht si front mbarëshqiptar dhe e ristrukturuar më vonë në një parti politike moderne, LDK arriti të krijojë raporte shumë të mira me homoleget e saj në Europë dhe sidomos në SHBA, që pati edhe mbështetjen e pazëvendësueshme.
Loja e fundit politike me gjykatën speciale tregon në një farë mënyre edhe se si janë pozicionuar palët politike: në properëndimore dhe kundër saj.

Për t’u përshëndetur është qëndrimi aktual i LDK që kërkon funksionimin e saj sa më të shpejtë dhe të menjëhershme duke nënvizuar në këtë mënyrë se shteti i së drejtës është një shtyllë e rëndësishme për zhvillimin e Kosovës.
Ndoshta më shumë se çdo shtet tjetër, shteti ynë i ri ka nevojë për një gjyqësor me integritet dhe të pavarur, siç edhe e ka jetike mbështetjen nga SHBA në radhë të parë dhe nga kancelaritë e tjera europiane.

Please follow and like us: