Albspirit

Media/News/Publishing

Doktoresha u ndalon seksin lojtarëve para ndeshjes

A duhet të kryejnë marrëdhënie seksuale futbollistët para ndeshjeve të futbollit? Një pyetje që ka ndezur një debat të kahershëm dhe që e ka ndarë opinionin më dysh. Në fakt, janë vetë trajnerët apo futbollistët që kanë dhënë mendime të ndryshme rreth performancës pas një akti seksual, por në këtë debat është përfshirë edhe doktoresha e Spartakut të Moskës, Victoria Gameeva. Argumenti i saj ndoshta nuk do t’u pëlqejë futbollistëve.

“Nga pikëpamja mjekësore, seksi stimulon aftësinë për të punuar më mirë vetëm tek femrat. Në artet marciale, ndodh që një femër të ketë rezultate më të mirë kur futet në ring vetëm 10 minuta pasi ka kryer marrëdhënie seksuale. Por nuk funksionon në të njëjtën mënyrë të meshkujt. Ata duhet ta shmangin seksin dy apo tre ditë para se të futen në fushë për të luajtur futboll.”

Gameeva duhet të gjejë motivim ekstra për të inkurajuar futbollistët e Spartakut të Moskës që të fitojnë, perderisa i këshillon të mos bëjnë seks para ndeshjeve.

Please follow and like us: