Albspirit

Media/News/Publishing

Dokumenti/Emri i rremë dhe akuza nga Italia për deputetin e PDIU

Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar dje nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve heqjen e mandatit të dy deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, për deputetin e Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Aqif Rakipi dhe deputetin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Gledjon Rehovica. Media ka siguruar sot kërkesën e Prokurorisë, në të cilën thuhet se ai është raportuar ne vitin 1998 për veprën penale të marrjes së mallrave të vjedhur në Itali, por me tjetër emër, Skënder Ejylbegaj. Kjo është verifikuar sipas prokurorisë nga shenjat e gishtave. Por deputeti i PDIU-së për qarkun e Elbasanit ka deklaruar në formularin e tij të dekriminalizimit, se nuk është dënuar asnjëherë brenda dhe jashtë vendit. Por Prokuroria e Përgjithshme disponon një dokument zyrtar nga Interpoli Roma në Itali, ku rezulton se deputeti i PDIU është arrestuar.

 

Please follow and like us: