Gënjeshtari dhe teatrali Lulzim Basha!
Lulzim Basha, i cili sot është në rolin e kryetarit të partisë më të madhe të opozitës dhe supozohet të kundërshtarit numër një të kryeministrit, vijon të luajë me konseguencë teatrin e tij të gënjeshtrës lidhur me krizën që sipas tij shkaktoi zgjedhja a kryeprokurores së Përgjithshme të Përkohshme.
I pyetur në emisionin “Top Story” nëse për çështjen e kryprokurores së përkohshme ka patur një investim apo ndërmjetësim nga ambasada amerikane, Lulzim Basha e mohoi një gjë të tillë.
“Nuk ka asnjë informacion që ta mbështes këtë supozim”- ishte përgjigjia e Lulzim Bashës.
Kryetari i Partisë Demokratike gënjen kur pohon një gjë të tillë. Basha e di shumë mirë se ka informacione dhe fakte që vërtetojnë ndërmjetësimin që ambasadori Lu ka bërë mes tij dhe Edi Ramës për çështjen e kryeprokurores dhe emrit që propozohej për kreun e organit të akuzës.
Burime të sigurta pranë selisë blu konfirmuan për Respublica se ambasadori Lu ka ndërmjetësuar emrin e Prokurorit të ri të Përkohshëm me Edi Ramën dhe Lulzim Bashën në përpjekje për të arritur konsensusin. Nuk ka asnje dyshim se zoti Basha ka qenë në negociata për këtë gjë dhe ka thënë fjalën e tij. E paqartë mbetet përgjigjia që ai i ka dhënë ambasadorit amerikan për emrin e Arta Markut.
Gjatë intervistës ai u shpreh edhe për këtë moment kur tha “Nuk ka fare rëndësi se cili person u kap dhe u vu në atë detyrë. Mënyra se si u bë padyshim deligjitimon dhe diskrediton cilindo person, qoftë kjo edhe e shenjta Nënë Terezë, po të ishte zgjedhur, (se nuk dua të bëj krahasime që nuk qëndrojnë) pra, kushdo qoftë personi, mënyra se si u keqpërdor duke u emëruar në një pozicion pa veting, pa konsensus politik”
Lulzim Basha nuk mund të jetë garanci për fshehje të të vërtetave, si kjo nëse ka patur apo jo negociata dhe konsensus. Jo vetëm pse një gjë e tillë lexohet, por edhe sepse shembulli që u dha në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike ku dolën regjistrime video dhe audio duhet t’i kujtojë z. Basha se gjëra të tilla vështirë të mbulohen.
Përtej kësaj, pyesim: Pse atëherë po gënjen Lulzim Basha dhe nuk thotë të vërtetën mbi atë që ndodhi nën rrogoz ku vetë ai është protagonist? A mos po mbron një marraveshje të tij me kryeministrin të gatuar që në 18 Maj dhe që vazhdon edhe sot?
Një tjetër argument që përforcon këtë bindje është se ndonëse flet për krizë kushtetuese, Lulzim Basha refuzon ta çojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese me një përkufizim që i ngjan më shum një justifikimi. Ja çfarë thotë zoti Basha kur pyetet pse PD nuk e çon procedurën e zgjedhjes së Kryeprokurores në Gjykatë Kushtetuese. “Alibia se kjo mund të zgjidhet nga gjykata Kushtetuese është një narkozë e vlefshme për narkoshtetin, e vlefshme për klanin kriminal dhe e dëmshme për një shoqëri të tërë. Është e tepërt utopike, cinike të kërkojmë që këtë situatë të na e zgjidhin 6 apo 7, sa kanë mbetur gjyqtarë kushtetues, të cilët po kështu mund të ndodhen para presionit, shantazhit, apo joshjes sepse duhet ta kuptosh që Edi Rama ka kapur çdo pushtet. Ka dorë të hekurt në qeveri, ka dorë të hekurt në Parlament”./respublica/