Albspirit

Media/News/Publishing

Krishtlindja dhe Viti i Ri 2018, Mesazh i Maryam Rajavit

Në prag të ditëlindjes së Jezu Krishtit të shenjtë dhe me rastin e Vitit të Ri 2018, Maryam Rajavi, presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, i dërgoi një mesazh të gjithë të krishterëve në Iran dhe në mbarë botën, teksti i mëposhtëm është teksti i plotë i mesazhit:

Bashkatdhetarë të krishterë,

Ndjekës të Jezu Krishtit në mbarë botën,

Dëshiroj të shpreh urimet e mia të sinqerta për Krishtlindjet, lindjen e Jezu Krishtit.

Shprehim admirimin tonë për Virgjëreshën Mari, që duroi shumë vuajtje dhe një provë të madhe në një natë të errët para se të lindte Jezusin, fjalë dashurie dhe shprese, mesazh rebelimit kundër shtypjes dhe mashtrimit, dhe këngë të dritës dhe lirisë.

Dikush erdhi për t’i dhënë strehë të varfërve dhe nevojtarëve, të ishte zëri i të shtypurve dhe drita për sytë e atyre që zhyteshin në errësirë. Ai dha fuqinë e fjalës për popujt e lirë që u ngritën kundër shtypjes, të keqes dhe ligësisë.

Përmes mesazhit të bashkimit, Jezui mësoi se, dashuria më e madhe është: të japësh jetën  për miqtë.

Jezusi tha se sekreti për një jetë më të mirë është t’u japësh të tjerëve: Më i madhi mes jush është shërbëtori juaj.

Pasi mësuam nga mësimet e tij të përjetshme dhe u frymëzuam nga vuajtja dhe këmbëngulja e tij, kuptuam se rezistenca për liri është shërbimi më i madh për Perëndinë dhe popullin tonë: lufta për të çliruar popullin e Iranit dhe për të përmbysur diktaturën fetare të mullahëve.

Shpresojmë që përmes përpjekjeve të popullit iranian dhe Rezistencës, dhe me hirin e Zotit të Plotfuqishëm dhe mesazhit të Krishtit, Irani të çlirohet nga brutaliteti i shitësve ambulantë të fesë; dhe drita e lirisë dhe drejtësisë të shkëlqejë në kombin dhe popullin tonë të prangosur; diskriminimi fetar, fundamentalizmi dhe terrorizmi që përhap ky regjim në rajon, do të zëvendësohen me barazi, vëllazëri dhe paqe.

Me këtë shpresë dhe lutje, nga thellësia e zemrës, uroj ardhjen e vitit 2018. Uroj të gjithë gratë dhe burrat e nderuar në mbarë botën të cilët nxituan në ndihmë të Rezistencës iraniane për liri dhe demokraci.

Urime për të gjithë ata që nuk i janë dorëzuar të keqes dhe mjerimit në botën e sotme dhe po luftojnë për të ndërtuar një botë më të mirë.

Frymëzuar nga Jezusi dhe Virgjëresha Mari, do ta zgjerojmë luftën për çlirim, në mënyrë që despotizmi, lufta, varfëria dhe keqtrajtimi të mposhten nga liria, paqja dhe emancipimi.

Pa dyshim, tirania fetare në Iran do të përmbyset dhe pranvera e lirisë dhe demokracisë do të lindë në Iran.

Me besim në fitore, uroj edhe një herë të gjithë bashkatdhetarët e krishterë.

Please follow and like us: