Albspirit

Media/News/Publishing

Natasha Lako: SKANDAL I TVSH

Skanda i TVSH, i cili ka një javë që po reklamon siglën e vet të re kundër vendimeve të Kongresit të Manastirit.
Duke shfaqur dokumentarin për Xhanfize Kekon, po e trasmeton pa përgjegjësi, duke mos përdorur teknikisht përkthimet ne titra të kritikëve te huaj. Qëndrim i papërgjshëm që reklamon siglën gati si zvastike dhe nuk mendon për përgjegjësitë dhe shkeljen absolute të së drejtës së autorit. Vettingu duhet të fillojë nga ky institucion.

Turp kombëtar.
I kujt është ky televizion, të dashur shqiptarë?!
Një javë me një sigël të tmerrshme, jo me shkronja latine dhe luftë krijimit.
Nuk është Shqipëria në këtë papërgjegjësi…Për siglën do të flasim përsëri, por për dokumentarin duhet thënë se është dhunuar.

Turp, Thoma Gëllcit, drejtorit, që vjen nga një krahinë, ku patriotët janë vrarë për shkronjat shqipe. Shihni siglën dhe kuptoni se c’bëhet në këtë vend. Kane gjithë javën që po bucasin për një sigël të papranueshme. Dhe nuk bëjnë punën apo ka më tepër se kaq?

Please follow and like us: