Albspirit

Media/News/Publishing

Petrit Vasili: Jam krenar për ҫizmen e Monikës!

Kryetari i grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili i ftuar në “Report tv” ka komentuar edhe gjuajtjen me ҫizme nga Kryemadhi në drejtim të kryeministrit Rama, seancën në të cilën u zgjodh kryeprokurorja e re.

Pyetjes së gazetarit, nëse Vasili është krenar për ato pamje, ai u përgjigj: ““Pa diskutim që po! Mendoj se edhe ju të gjithë duhet të jeni të shqetësuar nga çizmja e pushtetit. Duhet të jeni ju shumë të shqetësuar, që çizmja e pushtetit ju rri te qafa. Ka një Çizme shumtë rëndë të pushtetit që na qëndron të gjithëve në qafë.

Kemi një shtet që nuk i mbron qytetarët nga penalizimet e tatimorëve, nuk kujdesen për mënyrës se si paguajnë qytetarët nga i pari deri tek i fundit.

Ky shtet fut njerëzit për 20 mijë lekë të vjetra për energjinë elektrike ndërsa ish-ministri vjen vërdalla pa problem, ata u bën bllok për të penguar heqjen e imunitetit dhe dënimin e tij, pra ka një çizme shumë të rëndë të pushtetit e cila qëndron në qafë të njerëzve.

Mendoj se pas 25 vitesh Shqipëria duhet të ishte më e lirë dhe demokratike, mendje hapur, sot kemi një qeveri që është shumë larg asaj të Adil Çarçanit që po jepte shpirt në fund të viteve 9, u detyrua të pranonte pluralizmin, kjo qeveri është më ke se ata. Ky ishte një veprim simbolik i cili ajo ishte ajo që mendojnë shqiptarët, nëse do ishin brenda parlamentit atëherë do të hidhnin gjëra më të mëdha se çizmja e Monika Kryemadhit për të treguar se si përballen qytetarët me vështirësitë, se si iu sekuestrohet makina”,-ka deklaruar Vasili.

Please follow and like us: