Policja pozon me bikini, merr mijëra propozime për martesë
Ajo punon si oficiere patrullimi në Rio de Janeiro, Brazil, në një nga vendet më të rrezikshme në botë që ka rreth 60.000 vrasje në vit. Ndërsa kohën e lirë e kalon duke postuar foto në rrjetin e saj social Instagram. Mari Ag ka fituar shumë popullaritet me fotot më bikini që ka publikuar dhe një “lumë” propozimesh për martesë kanë vërshuar drejt saj. 30-vjeçarja, me format e saj bombastike ka tërhequr vëmendjen e shumë djemve, të cilët të mahnitur nga bukuria e saj i kanë dërguar mesazhe dashurie dhe propozime. Policja e tonifikuar vendosi të ndiqte një karrierë si oficiere policie kur ishte fëmijë, pasi donte të ndihmonte në mbrojtjen e komunitetit të saj nga kriminelët dhe bandat, që janë “aq të fuqishme dhe të tmerrshme në Brazil”. Mari ka habitur mijëra ndjekës në Instragram dhe i mban ata të lidhur me fotot e profesionit dhe jetës së saj jashtë punës. Ajo thotë se i pëlqen të mbajë mendjen dhe trupin e shëndetshëm përmes udhëtimit dhe stërvitjes.