Albspirit

Media/News/Publishing

SHBA dhe NATO, në alarm pas aktiviteteve nënujore ruse

Rusia me aktivitetet detare në pjesën nën ujore të Atlantikut të Veriut, ka ngritur goxha shqetësim tek NATO.

“Ne tani po shohim aktivitetin nënujor rus në afërsi të kabllove nënujorë që unë nuk besoj se nuk e kemi parë ndonjëherë”,- tha për “The Washington Post”, komandanti i forcave nëndetëse të NATO-s, Andrew Lennon. “Rusia është duke zhvilluar interes për infrastrukturën nëntokësore të NATO-s”,- shtoi ai.

Kabllot e shpërndarë në fund të oqeaneve zënë 95% të komunikimeve si dhe mbi 10 trilionë dollarë transaksione ditore.

Nëpërmjet kabllove optikë transportohet edhe interneti, ndërsa përgjimi në to mund t’i japë përgjuesit një tablo të vlefshme për të dhënat që transferohen brenda.

Kabllot janë të brishtë dhe janë dëmtuar në të kaluarën nga lëvizjet e anijeve, edhe pse kjo ka ndodhur zakonisht në zonat ku riparimet janë relativisht të lehta.

Stuart Peach, shefi i mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, gjithashtu ka dhënë alarmin për fokusin e dukshëm të Rusisë në kabllot nënujorë.

“Ka një rrezik të ri për mënyrën tonë të jetës, që është dobësia e kabllove që kalojnë nëpër shtratin e detit”,- tha ai më parë këtë muaj.

Please follow and like us: