Taktikë e re për të mos kopjuar, ndalohen sutjenat në provim
Autoritetet kineze kanë menduar një taktikë të re për parandalimin e kopjimit nëpër provime duke ndaluar edhe mbajtjen e sutjenave gjatë testeve. Para provimit nëpër shkolla është e ndaluar që në klasa të hyhet me çfarëdo metali në trup, i cili do të aktivizonte aparaturat e vendosur në hapësirat e testimit. Xinhua raporton se këtë vit do të merren masa maksimale të sigurisë për të parandaluar kopjimin me anë të aparateve më të sofistikuara. “Gjatë hyrjes së nxënësve dhe personelit në vendin ku mbahet provimi, rrobat e tyre, çantat, këpucët, kapelat dhe gjërat e tjera do t’i kontrollojnë profesionistët dhe do t’u lejohet hyrja vetëm në rast se nuk ndizet alarmi. Prandaj, çdo send që përmban metal mund të aktivizojë aparaturat dhe për këtë arsye janë të ndaluar për kandidatët”, thuhet në një letër dërguar prindërve.