Albspirit

Media/News/Publishing

Vritet tragjikisht ukrainasja e lidhur me shqiptarin

Donte të ndërtonte jetën e saj, por ëndrra e Sofiya Melnyk, një 43-vjeçare ukrainase u vra ende pa u formuar. Të gjitha të dhënat çojnë drejt autorësisë së krimit tek partneri i saj prej 16 vitesh, shqiptari Daniel Paskali. Trupi i saj u gjet i dekompozuar pas javë të tërash e hedhur në një zonë malore, ndërsa dyshohet se është shqyer nga kafshë të egra të pyllit. Kufoma e dekompozuar e Melnyk, u gjet nga disa gjahtarë të zonës pas të lehurave të qenve, të cilët lajmëruan policinë. Shqiptari një punëtor i thjeshtë kishte jetuar për shumë vite me Sofiya e cila kishte pamje modeleje dhe shije të rafinuar, dhe për më tepër Daniel kishte rreth dy vite pa punë. Gjatë viteve të fundit zemra e modeles bukuroshe ukrainase kishte nisur të rrihte për një mjek radiolog italian nga Treviso. Bëhej fjalë për një mjek rreth 60 vjeç, me të cilin kishte vendosur që të jetonte dhe të bëhej me fëmijë. Kujtojmë se një muaj më parë në Itali, 50-vjeçari shqiptar i dha fund jetës në banesën e tij në provincën e Trevisos në Itali, më konkretisht në zonën e Cornuda. Por vdekja e tij është e veshur me mister, pasi gjatë ditës së hënë, e dashura e tij është gjetur e vdekur. E dashura e shqiptarit Daniel Paskali, 43-vjeçarja ukrainase Sofiya Melnyk, u gjet e vdekur dhe e shpërfytyruar si pasojë e dekompozimit në malin e Grappa. Trupi i saj ishte mbështjellë me qese të zeza nga ato që përdoren për plehrat, ndërkohë që prej disa kohësh ishte deklaruar e zhdukur. Shqiptari më 17 nëntor të këtij viti denoncoi në polici, zhdukjen e së dashurës me të cilën kishte rreth 16 vite i lidhur.  Ndërkohë më 28 nëntor, ai i dha fund jetës në banesën e tij. Policia italiane dyshon se dy ngjarjet mund të jenë të lidhura me njëra tjetrën, ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia që shqiptari të ketë vrarë të dashurën dhe më pas në gjendje të rënduar psikologjike i ka dhënë fund jetës.

Please follow and like us: