Aktorja marokene sulmon fanatizmin musliman
Loubna Abidar është një aktore marokene mjaft seksi, që po ecën me hapa të mëdha në kinematografin franceze e botërore. Vajza bukuroshe ka sulmuar islamin, duke e cilësuar një fe që dënon femrat. Jeta e aktores marokene Loubna Abidar u shkatërrua, që kur luajti rolin e një prostitute në një film francez. Aktorja rrëfen se kur u kthye në Marok u keqtrajtua nga tre meshkuj, të cilët pasi e rrëmbyen, e dhunuan në një makinë dhe më pas e hodhën në rrugë. Ajo thotë se asnjë spital nuk pranonte ta kuronte, ndërsa policia tallej me të.
Kjo ngjarje e detyroi të largohej nga Maroku, duke lënë atje bashkëshortin dhe fëmijët, për të jetuar në Francë, ku shkroi një libër të titulluar “La danfereuse”, ku tregon historinë e jetës së saj.
“U detyrova ta shkruaj këtë libër, për të përgënjeshtruar mediat marokene, të cilat nuk lanë gjë pa thënë për mua. Më quanin prostitutë dhe të përdalë, vetëm sepse luajta rolin e një prostitute në një film.”- deklaroi aktorja.
Loubna Abidar i kundërvihet fesë islame, duke e cilësuar një fe hipokrite.
“Nuk i falin femrat që zhvishen dhe nuk mbulojnë fytyrën, ama meshkujt e kanë të lejuar të pinë alkool dhe të bëjnë orgji me femra. Njoh shumë meshkuj të pasur marokenë që shkojnë në Europë për festa me femra dhe pije alkoolike. Në Marok dhe gjithë vendet arabe ka shumë urrejtje dhe janë bërë shumë ekstremistë. Jeta e femrave islame është si ajo e një të burgosure. Të mbuluara nga hekurat e kafazit burka, nuk arrijnë as të marrin frymë”,- shprehet aktorja.