Albspirit

Media/News/Publishing

Ndahet nga jeta mjeku Arben Runa

Është ndarë nga jeta mjeku i njohur i Spitalit Ushtarak, doktor Arben Runa.

Kirurgu Arben Runa ndërroi jetë pas një beteje dy-vjeçare me sëmundjen e tij në mushkëri.

Arben Runa ishte një mjek i talentuar, një poet dhe rrëfimtar i rrallë dhe një njeri i mençur qe diti ta bëjë siç donte jeten e tij.

Arben Runa u diplomua për kirurg traumatolog dhe sherbeu deri ne fund si kirurg pranë Spitalit ushtarak në Tiranë. Ai kishte po ashtu plot pasione per letersine dhe eshte autor i disa cikleve të arrira poetike tregimeve dhe reportazheve botuar në vitet 90.

Arben Runa u lind në Nivicë, Tepelenë më 31 Janar 1960 si një pasardhës i denjë i familjes së madhe Runa.

Ulsi Runa është mësuesi i njohur i Nivicës, i cili ka dhënë kontributin për arsimin shqip deri në Kosovë në vitin 1945 1948.

Arbeni mbaroi arsimin e mesëm mjekësor në Vlorë dhe pas një ndërprerje disa vjeçare, për shkak të problemeve biografike, arriti të fitoj të drejtën e studimit në Fakultetin e Mjekësisë në vitin 1984.

Ai mbaroi fakultetin me rezultate shumë të mira dhe pas një periudhe stazhi si mjek në Spitialin e Tepelenës dhe zonat përreth, ai u rikthye në Tiranë për specializim, në degën e Traumatologjisë.

Prej vitit 1993 ai punoi si mjek pranë klinikës mjekësore qeveritare, detyrë që e vazhdoi deri në vitin 2005.

Në vitin 2005 ai u emërua Nëndrejtor i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor ku qëndroi deir në vitin 2007.

Më pasi ai drejtoi për tri vite një spital privat në Durrës për t’u kthyer më në fund në Spitalin Ushtarak si kirurg në vitin 2010, ku kishte dhe ëndrrën e tij.

Arbeni përveç mjekësisë, kishte një pasion të madh letërsinë dhe publicistikën.

Qysh kur ka qenë student, ai ka botuar një numur ciklesh me poezi dhe tregime kryesisht në gazetat “Studenti” dhe “Zëri i Rinisë” dhe më pas herë pas here reportazhe dhe artikuj publicistikë në gazetat e pas vitit 1990 kryesisht në gazetën Tema.

Ai ka pasur një familje të mrekullueshme me Adën prej vitit 1992 dhe kanë dy fëmijë Bjornin dhe Fionën, të cilët po shkollohen në Kanada, fal vullnetit të tij për të sakrifikuar për arsimin e fëmijëve.

Please follow and like us: