Albspirit

Media/News/Publishing

Një qytetar i Emirateve dhe një grua sudaneze dënohen me burg për spiunim për Iranin

NCRI – Gjykata federale e apelit e Emirateve të Bashkuara Arabe në Abu Dhabi dënoi një ushtar 28-vjeçar të Emiratëve me 15 vjet burg për spiunazh për Iranin.

Personi u dënua për transferimin e informacioneve ushtarake konfidenciale tek stafi i ambasadës iraniane në Abu Dhabi, sipas gazetës Emirates ‘al-Bayan.

Një grua 46 vjeçare sudaneze u dënua gjithashtu me 10 vjet burg dhe u dëbua nga vendi për dyshimin se ndihmonte Emiratin në transferimin e informatave konfidenciale tek stafi i ambasadës iraniane.

Në një rast tjetër, gjykata federale e apelit dënoi një shtetas 45-vjeçar të Emiratëve me 10 vjet burg dhe një milion Dirham të EAE për “mbështetjen e ideologjisë terroriste të ISIS dhe Ansar al-Sharia në Jemen”.

 

Emirati u shpall fajtor edhe për publikimin e artikujve të rremë në lidhje me Arabinë Saudite dhe Egjiptin që dëmtuan marrëdhëniet e të dy vendeve me Emiratet e Bashkuara Arabe.

Përveç kësaj, katër qytetarë jordanezë u dënuan me 10 vjet burg dhe një milion Dirham gjobë për mbështetjen e ideologjisë së grupeve terroriste përmes publikimit të artikujve, informacioneve dhe imazheve në rrjetet sociale.

Please follow and like us: