Albspirit

Media/News/Publishing

Patozi: Basha do dështojë në protestat e janarit

Në një intervistë për Vizion Plus, ish-nënkryetari i PD, Astrit Patozi ndër të tjera ka folur edhe në lidhje me aksionin opozitar, që PD do të nisë në janar.

Patozi është shprehur pro aksionit opozitar, por sipas tij aksioni mund të mos ketë përmasat e duhura, për shkak të dyshimit që ekziston te lidershipi i PD, Lulzim Basha.

“Nuk dua ta paragjykoj dhe shpresoj që të funksionojë, shpresojë që demokratët ti përgjigjen ftesës për protesta sepse klima politike në Shqipëri nuk është kaq rozë, saqë, demokratët të heshtin apo të ulin kokën, por kam një lloj meraku që nuk do të jetë në përmasat e duhuara reagimi, për shkak të dyshimit që ekziston tek lidershipi i z.Basha edhe tek koalicioni pak i sforcuar me LSI –në”- deklaroi Patozi.

Gjithashtu ai tha se demokratët dhe anëtarët e LSI –së kanë të njëjtat motive dhe arsye për të reaguar sot që po flasim.

Please follow and like us: