Albspirit

Media/News/Publishing

Arta Marku shkarkon Rovena Gashin

 

Pas ditë pas zgjedhjes së saj në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, Arta Marku ka bërë lëvizjen e parë më këtë institucion.

Mësohet se ajo ka shkarkuar Rovena Gashin, drejtore e njësisë së dekriminalizimit dhe zyrën e marrëdhënieve me jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme.

Në vend të Gashit, kryeprokurorja e re ka emëruar Arqile Koçën, një prej kandidatëve për Prokuror të Përkohshëm të Përgjithshëm.

Gashi, para pak ditësh ka nënshkruar kërkesën dërguar KQZ-së për heqjen e mandatit të Aqif Rakipit dhe Gledion Rehovicës, për shkak se nuk kishin deklaruar arrestimet në Itali disa vjet më parë.

Please follow and like us: