Iran: Kryengritja e Mashhadit përhapet në Neyshabour, Kashmar, Shahrood, Birjand, Noshahr dhe Yazd
Në të njëjtën kohë me kryengritjen në Mashhad, populli i Neyshaburit, Kashmarit, Shahroodit, Birjandit, Noshahrit dhe Yazdit gjithashtu protestoi kundër çmimeve të larta dhe kushteve të tmerrshme të jetesës.
Gjatë tubimit të tyre dhe kur kaluan përmes Parkut Nader dhe në përgjigje të sulmit të IRGC dhe forcave sigurisë anti-trazira dhe të shtënave të tyre, populli i Mashhadit thërriste: “Armët dhe tanket nuk vlejnë më”.
Guvernatori i Mashhadit e quajti manifestimin e popullit të shtypur të Mashhadit si “një tubim të paligjshëm për të cilin nuk ishte dhënë leje”, dhe tha: “Një numër njerëzish që synonin të pushtonin dhe shkatërronin pronën publike u arrestuan nga policia” .
Më shumë se një mijë njerëz në Neyshabur protestuan me slogane “Protestojmë kundër çmimeve të larta”, “Mos kini frikë, mos kini frikë jemi të gjithë bashkë”, “Lëreni Sirinë, zgjidhni problemet tona” dhe “korrupsioni ekonomik duhet të ekzekutohet “. Ata i ftuan të rinjtë të ngriheshin dhe të bashkoheshin me protestën duke kënduar “Rini iraniane, Ngrihu! Ngrihu!”.
Në qytetin e Kashmirit, njerëzit këndonin: “Nderi i çdo iraniani është të thotë vdekje çmimeve të larta”.
Në Birjand, qindra njerëz në demonstratat e tyre të protestës kërkuan dorëheqjen e qeverisë së Rouhanit dhe hodhën slogane: “Vdekje Rouhanit”, “Jo çmime të larta”, “Jo inflacion”, “Vdekje gënjeshtarit”.
Në Yazd, protestuesit u mblodhën në rrugën Mojahedin dhe këndonin slogane kundër zyrtarëve qeveritarë dhe çmimeve të larta.
Zonja Maryam Rajavi, përshëndeti protestuesit dhe i ftoi të gjithë njerëzit, veçanërisht të rinjtë, të bashkoheshin me kryengritjen “jo çmime të larta”. Ajo e quajti kryengritjen e sotme si dëshmi të kërkesës së të gjithë popullit për përmbysjen e regjimit të mullahëve.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës