Albspirit

Media/News/Publishing

Ish-zyrtari i OKB: Vendet e BE duhet ta kishin njohur me kohë Kosovën

Ish-përfaqësuesi i Lartë i OKB-së për Bosnje-Hercegovinën, Christian Schwarz-Schilling, kritikon faktin që nga 27 shtete anëtare të BE-së pesë shtete nuk e kanë njohur Kosovën dhe thotë se për këtë shkak.

“Evropa nuk është në gjendje që të bëjë një politikë të qartë kundrejt Serbisë dhe Kosovës. Dhe ky është turp!”, thotë Schwarz-Schilling.

Sipas tij këto pesë vende nuk e kanë njohur Kosovën vetëm për shkaqe të brendshme e çështje të ngjashme dhe për këtë ai merr shembullin e Spanjës me Katalonjën.

“Ky është një egoizëm absolut i këtyre pesë shteteve ndaj veprimeve objektive dhe të domosdoshme të BE-së”, shprehet ai.

Please follow and like us: