Albspirit

Media/News/Publishing

“KARTOLINA” 500 DOLLARSHE NGA LAURA DHE GJERGJ KONDA

 

Për Krishtlindje dhe për Vitin e Ri 2018 në Kutinë Postare të Vatrës erdhën dhe vazhdojnë të vijnë shumë Kartolina urimi. Po vecojmë njërën nga ato, nga ato, Kartolinën e gazetares të Zërit të Amerikës, Laura Konda dhe bashkëshortit Gjergj Konda. Bashkë me urimin e ngrohtë, në mes të kartolinës ishet dhe një Chek me shumën 500 dollarë, dhuratë për Vatrën dhe gazetës e saj Dielli. Falenderime të përzemërta Laura dhe Gjergji!
Laura dhe Gjergj Konda e vizituan Vatrën me 31 mars 2017 dhe u pritën me respekt nga ish kryetari Gjon Bucaj, i shoqëruar nga ish zv/kryetari Asllan Bushati, sekretarja Nazo Veliu, anëtari i Kryesisë së Vatrës Marjan Cubi, anëtari i Këshillit Zef Balaj, Idriz Lamaj, dhe Zef Përndocaj si dhe Editori Dalip Greca.
Gjatë asaj vizite Dielli shkroi: Gazetarja Laura Konda tha se e kishin marrë këtë udhëtim për ta parë nga afër Vatrën dhe për të prekur historinë e saj. Me gjithë shiun që i shoqëroi gjatë të gjithë udhëtimit nga Virxhinia ne Nju Jork,ajo tha se, ia kishte vlejtë. Ndërsa Gjergj Konda tha se me Vatrën dhe Diellin atë e lidhte gjyshi i tij, një nga miqtë e Konicës dhe të Nolit, ish menaxher i parë i Gazetës Dielli që në numrin e parë të botimit. Vatranët dhe njohësit e historisë së Vatrës dhe të Gazetës së saj të mocme Dielli, e dinë se kush ishte Gjergj Konda(Gjonleka), për të cilin Faik Konica, tek bëntë bilancin njëvjecar të drejtimit të Diellit prej tij, shkroi se pa Gjergj Gjonlekën (Konda) Dielli do ta kishte pasë të vështirë që në hapat e parë të tij.
Në kronikën e dhuruesëve të vitit që shkoi(2017) Vatra vlerëson të gjithë kontributorët që nga ta që thjesht paguajnë anëtarësinë, tek ata që reklamojnë në Gazetën Dielli, e deri tek dhuruesit ; Mehmet Kadria $2,000(dy mijë), Demë Balidema $2.000.00 (dy mijë), Mustafë Elezi 1.000.00(një mijë dollarë-dhuratë e pvrvitshme), Avni Poanri 500.00(Pesqind), pa përmendur dhurimete Bedri Litës dhe të tjerëve. Faleminderit të gjithëve!
Vatra dhe Dielli kane jetuar gjatë nga shpirti bujar i vatranëve dhe i shqiptarëve të Amerikës.

Please follow and like us: