Albspirit

Media/News/Publishing

Një malazeze fiton Onufrin

Artistja malazeze Jelena TOMASEVIC është fituesja e edicionit të 23-t të ekspozitës ndërkombëtare “Onufri” – AU FIL DU TEMPS – Kujtesë kolektive, kujtime personale. Juria e perbërë nga tre artiste, Lumturi Blloshmi, Greta Dhaskali Lami dhe Ledia Kostandini, shpalli veprën “Mixed Memor”, 2017, mix media, wall installation, glass, wood, paper…, 4m, si më të arrirën e kësaj ekspozite me arsyetimin: “Jelena Tomasevic arrin të përcjellë një kolazh eksperiencash njerëzore nëpërmjet narracionit dhe metaforës, në një tablo të gjerë përjetimesh.

Ajo koleksionon impulset që i ofron memoria. Tomasevic filtron eksperiencën kolektive përmes një gjuhe figurative tejet simbolike, duke ofruar qëndrimin e saj personal ndaj fenomeneve të ndryshme sociale”.

Në këtë edicion të Ekspozitës Ndërkombëtare “Onufri” morën pjesë dhjetë artistë nga vende të ndryshme të botës: Zeni Ballazhi, Adi Haxhiaj, Koja, Perino & Vele, Leonard Qylafi, Calixto Ramírez, Jelena Tomasevic, Vangjush Vellahu, Alketa Xhafa Mripa, Fani Zguro. Ekspozita u kurua nga Gaetano Centrone. Ekspozita Ndërkombëtare “Onufri XXIII”, do të qëndrojë e hapur për publikun deri më datë 30 Janar 2018.

 

Please follow and like us: