Persona të armatosur dhe me maska grabisin një bankë të nivelit të dytë
Një bankë e nivelit të dytë ka rënë pre e grabitjes gjatë pasdites së sotme në qytetin e Laçit.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit ku persona të maskuar dhe me armë kanë hyrë në ambientet e bankës.
Paraprakisht mendohet se është marrë një shumë e konsiderueshme parash.
Gjithsesi nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që policia ka mbërritur në bankën ku ndodhi grabitja.
Dyshohet se grabitësit kanë përfituar nga momenti kur policia e Kurbinit, ndodhej në festën e fundvitit.
Pritet që kamerat e sigurisë, të ndihmojnë më shumë në zbardhjen e kësaj ngjarje.
Please follow and like us: