Thaçi: UÇK nuk ka kryer krime lufte
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi të enjten ka deklaruar se Gjykata Speciale e Kosovës, nuk mund të kërcënojë integritetin dhe dinjitetin e tij që nga dita e parë e luftës dhe deri në shpalljen e Kosovës shtet të pavarur.
I pyetur nga drejtuesi i emisionit ‘Opinion’, Blendi Fevziu nëse raporti i Dik Martit mund t’a kërcënojë, Presidenti Thaçi u shpreh se çdo njëri që ka pasur uniformën e UÇK-së, mund të jetë objekt hetimi.
Ai tregoi se në Kosovë askush nuk e di se kush mund të jetë i akuzuar për krime lufte.
Fevziu: A ka kryer krime UÇK-ja ndaj popullsisë civile?
Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka kryer krime ndaj popullsisë civile, por nuk mund të përjashtoj përgjegjësinë e sjelljes të individëve për të kompromentuar UÇK-në.