Ylli Manjani: Për tregtarët e lirisë së shprehjes
Pas një opinioni që ndava dje me miqtë e mi në FB, u bënë disa komente në media.
Dikush më quajti “avokat i qeverisë” sepse kritikova Presidentin për një letër që i shkoi Trump! Pavarësisht se në atë opinion zbulova një mashtrim të qeverisë me FBI, prapë paskësha qenë avokat i saj!
Pavarësisht se jam ndër kritizerët më solid të Rilindjes edhe kur shërbeva në qeveri, prap qenkësha avokat i qeverisë?!
Pavarësisht se edhe për votimin ne OKB e kisha kritikuar Rilindjen e madje e kritikova se ai votim ishte njësoj si në kohën e Enverit. Prapë jam avokat i qeverisë!
Gallatë apo jo?!
Më vjen të qeshur me thënë të drejtën. Jam i bindur se edhe vete Presidenti është i bindur se letra ishte e nxituar. Ashtu siç jam i bindur se nuk ka asnjë diplomat karriere që ta jetë dakortësuar me atë vendim!
Po edhe mos qoftë kështu, punë e madhe! Analiza ime është e imja!
Por njerëzit e klisheve mediatikë i shohin njerëzit si pjesë grupesh e klanesh.
Si t’ia bëjmë ne që mendojmë e do themi gjerat siç i mendojmë?!
Vështirë, duket! Por do vazhdoj të mendoj pa e tregtuar lirinë për tu shprehur!
Në daç ta besojnë e në daç jo! Mua aq më bën!
Tani shëndet e gëzuar për këtë vit!