Zbulohet versioni më i hershëm i “Mona Lizës”
Gjendet piktura e hershme e Leonardo Da Vincit, “Mona Liza”. Një fondacion në Zvicër pretendon se Leonardo Da Vinci ka pikturuar një version të hershëm të pikturës së famshme të shekullit XVI.
Fondacioni Mona Liza ka punuar me pronarët anonimë të saj që quhet “Isleworth Mona Liza”.
Pas 35 vjetësh hetimesh fondacioni arriti në përfundimin se piktura Isleworth është e një dekadë më të hershme sesa kryevepra e famshme e shekullit XVI.
Piktura “Isleworth”, ka gjithashtu portretin e një gruaje të re, është pak më e madhe, e pikturuar me ngjyra vaji dhe ka ngjyra më të ndritshme sesa kryevepra e famshme e Muzeut të Luvrit që është pikturuar në dru.
Grupi do të paraqesë të gjitha përfundimet për gazetarët në Gjenevë.
Please follow and like us: