Albspirit

Media/News/Publishing

Dëmshpërblehet gruaja që u pa duke u zhveshur nga menaxheri i hotelit

 

Një grua e martuar,e cila kapi menaxherin e hotelit duke e parë nga dritarja teksa ajo zhvishej, është kompesuar me një natë qëndrimi falas nga stafi pasi ajo i rrëfeu punonjësve incidentin. Clare Day, 27 vjeç, ishte duke u zhveshur në dhomë kur pa burrin me fytyrë ngjeshur në xhamin e dritares së tualetit. Mamaja e dy fëmijëve më pas kuptoi se ai ishte një nga menaxherët e turnit të hotelit – i njëjti person i cili tentoi të fliste me të kur ajo po darkonte vetëm në restorant. “Ishte si diçka në filmat horror. Pash reflektimin e tij në pasqyrë, bërtita dhe mbulova veten,” tha Znj.Day për “Mirror”. Pas pamjeve CCTV nga incidenti që ndodhi në Darlington, Angli, menaxheri mori paralajmërim nga policia për “spiunim” seksual dhe u pushua nga puna.

Please follow and like us: