Albspirit

Media/News/Publishing

Kryemadhi, Rama dhe Meta, ngacmimet e fundvitit

Dikur ishin aleatë, tani janë në pozicione të kundërta. Monika Kryemadhi, Edi Rama dhe Ilir Meta nuk i kanë kursyer batutat njëri-tjetrit në daljet e fundit politike për këtë vit.

Edi Rama: Si mund të mendojmë ne Amerikën sikur është një lagje “Ali Demi” dhe t’u themi atyre në Ali Dem, që shiko, aty në Laprakë janë ca që flasin keq për ju dhe të vijnë alidemsat e të na ndihmojnë neve të Gjirit të Lalzit. Ore jeni në vete apo jo.

Ilir Meta: Asnjëherë nuk kam menduar që mund të votohej në këtë mënyrë kaq të panevojshme.

Edi Rama: Letra (e Metës) është njësoj si një heqje këpucë, por në këtë rast me letër.

Ilir Meta: Ju prisni që unë të them që kjo goditje me çizme është biblike, siç thotë doktori?!

Monika Kryemadhi: Unë nuk e shaj asnjëherë Ilir Metën. Unë e kritikoj, sepse Ilir Meta ka pak gabim që na ka lënë këtë Kryeministër që nuk e meriton të jetë Kryeministër i shqiptarëve.

Ilir Meta: Unë nuk mund të komentoj zonjën Kryemadhi.

Edi Rama: Të gjithë e kanë votuar! Kishin këmbët në një këpucë, prandaj gjuajnë me një këpucë tani.

Monika Kryemadhi: Do të jetë shumë e vështirë për mua që të eci në gjurmët e Ilir Metës për të pasur një parti të fortë, një parti të organizuar.

Edi Rama: Ilir Meta është politikan. Monika është thjeshtë e shoqja e Ilir Metës, nuk ka asnjë lidhje.

Monika Kryemadhi: Nga Skrapari i bukur dhe i mrekullueshëm, nga Skrapari i njerëzve trima dhe guximtarë i bëj thirrje Edi Ramës të largohet sa më shpejt.

Edi Rama: Monika gjithmonë e më shumë më kujton Eleonorën e Selitës se Avni Rustemin. Nuk kam një dhuratë në adresë të Lulzim Bashës për këtë vit. Ai më beson, por ka frikë! Është artist, është djalë i mirë, por nuk jemi jemi miq. Kështu që, jemi shokë!

Ilir Meta: Dihet që është një raport i veçantë (me Berishën). Ka një afeksion.

Please follow and like us: