Mbeti shtatzanë me të panjohurin, hoteli refuzon të japë emrin
Një gjykatë në Gjermani po përballet me një rast aspak të zakontë. Bëhet fjalë për një grua, e cili ka paditur hotelin sepse nuk i jep emrin e djalit me të cilin, ajo ka fjetur nëntë muaj më parë. Arsyeja që ajo e kërkon është sepse atë natë mbeti shtatzënë. Fëmija që solli në jetë quhet Joel, por ai nuk ka baba sepse hoteli nuk pranon të jap emrin sepse kjo quhet shkelje e privacisë. Ajo mban mend vetëm se emri i tij ishte Michael, por punonjësit e hotelit thonë se atë natë janë regjistruar katër persona me të njëjtin emër. Por shumica e meshkujve nuk japin emrin e tyre të vërtetë, kur regjistrohen në hotel. Gjykata nuk ka marrë asnjë masë ndëshkimore ndaj hotelit, ndërsa gruas i ka thënë vetëm se me të tilla detaje duhet bërë shumë kujdes.