Shpallet i pafajshëm Armando Prenga, gjykata “rrëzon” prokurorinë
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Armando Prenga, ka fituar pafajësinë nga Gjykata e Kurbinit.
Ai ishte akuzuar nga prokuroria se nuk kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit një dënim me gjobë.
Me këtë vendim, gjykata ka hedhur poshtë përkesën e prokurorisë, e cila kishte kërkuar 6 muaj burg për Prengën.
Sipas akuzës ai nuk ka deklaruar precedentët penalë në Itali, në vitet 1996-1997, si dhe një vendim të formës së prerë të gjykatës së Kurbinit në Shqipëri, në të cilin është dënuar me gjobë për “falsifikim dokumentesh”.
Ishte Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili kërkoi nga prokuroria të dhëna shtesë, duke mos ia hequr mandatin.
Please follow and like us: